Ushqimet ultra të përpunuara po krijojnë varësi si cigaret
Ushqimet industriale ultra të përpunuara nuk janë thjesht ushqime, por produkte shumë të inxhinierizuara, të dizajnuara posaçërisht për të maksimizuar kënaqësinë biologjike dhe psikologjike dhe për të shkaktuar përdorim të zakonshëm. Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të formuar perceptimin e publikut. Nga ky këndvështrim, këto ushqime kanë më shumë të përbashkët me cigaret sesa me ushqimin tradicional. Ky është përfundimi i një analize të realizuar nga studiues të universiteteve të Michiganit, Dukes dhe Harvardit, e publikuar në revistën “Milbank Quarterly”. Ekspertët theksojnë se lidhjet midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe cigareve janë të shumta. “Të dyja janë substanca të inxhinierizuara industrialisht që ofrojnë përvoja të fuqishme...
Burimi:
kohajone.com