Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
USB e SPAK me 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme
Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se burime të sigurta i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur. Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla. Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët. “Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit. “Të hapet zarfi i...