Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve

Ursula von der Leyen: Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve

Bashkimi Evropian pritet të propozojë “shumë shpejt” sanksione të reja ndaj autoriteteve iraniane që konsiderohen përgjegjëse për shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare në Iran. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një postim në platformën X, von der Leyen e cilësoi “tronditës” numrin e viktimave në Iran gjatë protestave, duke dënuar ashpër përdorimin e tepruar të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirive themelore. Ajo theksoi se, në koordinim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, do të ndërmerren shpejt hapa konkretë për vendosjen e masave ndëshkuese shtesë ndaj personave dhe strukturave përgjegjëse për represionin, raporton BBC. “Qëndrojmë në krah të popullit iranian, i cili po lufton me guxim për lirinë e tij”, deklaroi von...