Urgjenca e Sarandës nën presion/ 55 persona të lënduar nga fishekzjarrët dhe pirja e tepruar

Urgjenca e Sarandës nën presion/ 55 persona të lënduar nga fishekzjarrët dhe pirja e tepruar

Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi i fishekzjarreve. Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë. E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32-vjeçarja Visilda Jakupi. Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarreve dhe raste të personave të dehur.