Ura e Mifolit thuajse e mbuluar nga uji, evakuohen disa familje

Ura e Mifolit thuajse e mbuluar nga uji, evakuohen disa familje

Lumi i Vjosës ka arritur në pikën kritike. Në disa zona ka dalë nga shtrati. Situatë raportohet kritike edhe pranë Urës së Mifolit, ku lartësia e ujit sa vjen e rritet. Aktualisht, sipas informacioneve nga terreni, janë 13 familje të evakuuara dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa për banorët është dhënë sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka theksuar pas mbledhjes së shtabit të emergjencave se situata mbetet e vështirë, kryesisht për tre fshatra: Bishan, Fitore dhe Novoselë. Forcat e ushtrisë janë në gatishmëri për çdo rast që do të kërkohet evakuim dhe, natyrisht, do të ndërhyjmë në kohë sa më të shpejtë.  Niveli do të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë.