UNDP dhe Gjykata e Lartë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të futur inteligjencën artificiale në sistemin e drejtësisë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të avancuar modernizimin e sistemit gjyqësor përmes përdorimit të teknologjive inovative. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis. Ky partneritet synon zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të asistuar nga Inteligjenca Artificiale për anonimizimin e vendimeve gjyqësore, duke rritur transparencën në sistemin e drejtësisë dhe duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Memorandumi pasqyron angazhimin e përbashkët për përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në funksion të forcimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Sistemi i ri do të mundësojë redaktimin automatik të informacioneve personale...
Burimi:
kohajone.com