Uji “pushton” aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Uji “pushton” aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq. Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë. Si pasojë e reshjeve të dendura, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, i cili aktualisht kryhet vetëm në një korsi. Top Channel