Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve
Në autostradën 100 vjetori në afërsi të urës në Bishan në Vlorë dalja e lumit Vjosa ka arritur në autostradë ku është bërë dhe devijimi i korsisë së ngadalësimit me sinjalistikë nga firma Salillari pasi ka prezencë të lartë uji. Nderkohe, eshte shembur argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras, Fier. Uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar gjithë banesat, ndërsa banorët janë evakuar. gijotina.com/