Udhëtimi në Amerikë, ambasada sqaron qytetarët: Aktivitetet që lejohen dhe ato që ndalohen me vizën B1/B2

Udhëtimi në Amerikë, ambasada sqaron qytetarët: Aktivitetet që lejohen dhe ato që ndalohen me vizën B1/B2

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt Amerikës. Përmes rrjeteve sociale, ambasada sqaron se çfarë lejohet dhe nuk lejohet nëse keni një vizë B1/B2. Theksi i veçantë është vënë te përgjegjësia individuale e udhëtarit për të mos abuzuar me qëllimin e vizës. “Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte,” thuhet në njoftim, duke pasuar me një listë të detajuar të aktiviteteve që lejohen dhe nuk ndalohen. Nëse keni vizë B1/B2, jeni të lirë të shkoni për: Turizëm, pushime dhe blerje; Vizita familjare ose shoqërore; Takime biznesi dhe konferenca. Ambasada tërheq vëmendjen veçanërisht për ata që synojnë të punojnë apo të lindin fëmijë në SHBA. Ndalohen rreptësisht: Turizmi i lindjes (për...