U zhduk një ditë më parë në Tiranë, gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari

U zhduk një ditë më parë në Tiranë, gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari

Një 11-vjeçar, i cili u raportua i zhdukur ditën e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Lajmi është konfirmuar nga mamaja e djalit e cila thotë se është njoftuar nga vëllai i saj për gjetjen e të miturit. 11-vjeçari u pa për herë të fundit ditën e djeshme pranë shkollës “Androkli Kostallari” dhe sipas informacioneve nuk ishte paraqitur në shkollë. Mamaja e tij bëri denoncim në Komisariati Nr. 1 Tiranë, ku fotoja e djalit të mitur iu dorëzua policisë për identifikim./