U vra bashkë me Gilmando Danin! Merret i pandehur ish-drejtori i AMP-së për punësimin e Shaljanit

U vra bashkë me Gilmando Danin! Merret i pandehur ish-drejtori i AMP-së për punësimin e Shaljanit

Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani TIRANË- Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i cili mbeti i vrarë së bashku me Gilmando Danin  11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit. Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre, pasi u konstatuan gjatë hetimeve dhe verifikime shkelje në procedurat e punësimit të Shaljanit. Ndërkohë, edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është marrë i pandehur, pavarësisht se është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth 1 muaj më parë. Në njoftimin zyrtar Prokuroria e Tiranës, raportohet...