U vodh në Gjermani, sekuestrohet automjeti luksoz me vlerë 250 mijë euro në Tiranë

U vodh në Gjermani, sekuestrohet automjeti luksoz me vlerë 250 mijë euro në Tiranë

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri. Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63” është sekuestruar nga policia e Tiranës pas verifikimit ku rezultoi i vjedhur. Njoftimi i Policisë:  Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohet 1 automjet me vlerë rreth 250 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë...