U vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës
Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar ditën e sotme. Mësohet se ai do të ndiqet në gjendje të lirë. 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e djeshme në një banesë në një fshat të Peqinit, e cila është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës. Një aksion i befasishëm i kryer në bashkëpunim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan bëri të mundur identifikimin e një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në banesën e tij në Peqin. Pas vetëdorëzimit mbrëmjen e djeshme Bilal Hasa Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë...
Burimi:
top-channel.tv