U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë, vetëdorëzohen në Komisariatin e Shkodrës banorët e Baks-Rrjollit

U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë, vetëdorëzohen në Komisariatin e Shkodrës banorët e Baks-Rrjollit

Të shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pas protestës së dhunshme të 28 shkurtit, 15 banorë të Rrjollit janë dorëzuar ditën e sotme në komisariat të shoqëruar nga avokati i tyre Ndue Pjetra. Për të njëjtën ngjarje janë arrestuar 2 të tjerë ndërsa 7 persona po hetohen në gjendje të lirë. Protesta e të shtunës përshkallëzoi në dhunë fizike mes banorëve të Rrjollit dhe punonjësve të kompanisë “Breçani Security” të kontraktuar nga Bashkim Ulaj me qëllim sigurimin e stafit të kompanisë së tij “Gener 2” dhe të kantierit të ndërtimit. Ulaj ka filluar punimet për ndërtimin e një resorti luksoz ndërsa prej 1 muaj po përballet me kundërshti të forta nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë që Ulaj të largohet nga prona e...