U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollë, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollë, kush është mësuesi ‘misterioz’

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë? Top Channel mëson se profesori nuk ka telefon dhe mundësi komunikimi drejtpërdrejtë me të, por sipas profileve online të hapura para shumë vitesh, Dritan Zaimi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar. Dritan Zaimi ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993 dhe në vitin 1997 është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës. Në website virtuale ai prezantohet se ka filluar të shkruajë vargje që në moshë shumë të vogël. Në vitin 2001...