U shemb rruga Librazhd-Prrenjas. Kompania ANK mori 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës
Erald Kapri ka reaguar në lidhje me situatën ku u gjendën sot mijëra qytetarë, të cilët për rreth 8 orë u gjendën të bllokuar në aksin Prrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve nga mali në zonë e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Në një postim në rrjetet sociale, Kapri shkruan se Kompania ANK e ish-deputetit Ndue Kola mori 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës, ndërsa në total për aksin Elbasan–Qafë Thanë janë shpenzuar 80 milionë euro, vetëm që kjo e fundit të shembet në shiun e parë. Ai ka renditur edhe disa rrugë dhe tunele të dëmtuara që sipas tij tregon se qëllimi i kësaj qeveri nuk është të ndërtojë infrastrukturë të sigurt, por që të ndaj tenderat me kompani afër pushtetit. Mësohet...
Burimi:
kohajone.com