“U rrëmbye pa gjyq e as akuzë”, takoi Hashim Thaçin në Hagë, reagon kryeministri Rama: E kam gjetur komandantin në formë…
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka takuar sot në Hagë Hashim Thaçin. Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan se e gjeti në formë të mirë dhe të qetë, por shton se në këtë godinë ku ai po mbahet, luhet “teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës”. Edi Rama: Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të...