U rikonstruktua nga “Llazo” Shpk, shembet rruga e sapoinaguruar në Mallakastër

U rikonstruktua nga “Llazo” Shpk, shembet rruga e sapoinaguruar në Mallakastër

Një segment rreth 20 metra i rrugës së sapo rikonstruktuar në fshatin Usojë, në Bashkinë Mallakastër, është shembur vetëm pak muaj pas inaugurimit. Sipas dëshmive të banorëve për mediat rrëshqitja e dheut ka prekur një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor, i cili ishte mbështetur pranë një banese private. Fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme në banesa ndërkohë që në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në qarkullim. Ndërkohë në të gjithë vendin, disa prej rrugëve të ndërtuara së fundmi janë shembur ose dëmtuar. Punimet për rikonstruksionin e rrugës 1,5 km janë kryer nga firma “Llazo” Shpk.