U plagos në biznesin e tij në Lezhë, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. 30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, e cila raporton se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të sulmit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë...
Burimi:
top-channel.tv