U plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Denis Çumani SHIJAK- Pak minuta më parë ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili u plagos mbrëmjen e 27 janarit në shtëpinë e tij nga dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe një vajzë që ishte në lidhje me Dorianin. Bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Çfarë ndodhi të martën e 27 janarit në Shijak? Mbrëmjen e 27 janarit, në Shijak u regjistrua një plagosje me armë zjarri, ku mbeti i plagosur rëndë 45-vjeçari Denis Çumani. Ngjarja dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive xhelozie. Çumani kishte ngacmuar përmes mesazheve një vajzë, e cila ishte në një lidhje me Dorian Ferrën....
Burimi:
zeri.ai