U përmbyt nga reshjet, ja si paraqitet situata në Durrës

U përmbyt nga reshjet, ja si paraqitet situata në Durrës

Situata në territorin e Bashkisë Durrës paraqitet e qëndrueshme. Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen dhe lumi Ishëm janë në kuota normale dhe po mbahen në monitorim të plotë. Edhe në territorin e Bashkisë Krujë, situata paraqitet e qetë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të kthjellët dhe gjatë natës nuk janë evidentuar probleme. Grupet e punës kanë dalë në terren dhe vijojnë vlerësimin e dëmeve në banesa, akse rrugore dhe toka bujqësore të përmbytura. Lumenjtë Gjole dhe Zezë janë në kuota normale dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Në Bashkinë Shijak, mëngjesi ka qenë me mot të kthjellët, ndërsa nata ka kaluar pa problematika. Gjatë ditës së sotme, strukturat e bashkisë do të vijojnë punën në terren për plotësimin e akt-konstatimeve të banesave...