“U përmbyt morali i kalbur i kësaj qeverie”/ Berisha, deklaratë për mediat: Satelitët e Peleshit mbushën xhepat e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, duke u ndalur në situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e përmbytjeve të fundit dhe zjarreve që kanë përfshirë më herët Shqipërinë. Berisha u shpreh se viti i ri ka nisur me pritshmëri të mëdha nga qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë për një zgjidhje përfundimtare të krizës politike dhe institucionale në vend. Sipas tij, Shqipëria, ndonëse anëtare e NATO-s dhe me pretendime për integrim në Bashkimin Evropian, drejtohet nga një qeveri e papërgjegjshme dhe e zhytur në korrupsion. Duke iu referuar përmbytjeve, kreu i PD-së tha se zona të shumta të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër dhe veçanërisht qarku i Durrësit, u përballën me...
Burimi:
sot.com.al