U përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ofendova njeri, parlamenti po mbron të korruptuarit

U përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ofendova njeri, parlamenti po mbron të korruptuarit

Deputeti dhe kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj është larguar nga seanca plenare pasi u përjashtua me 20 ditë nga Sekretariati i Etikës për shkak të tensioneve të së hënës. Në një prononcim për gazetarët, deputeti u shpreh se nuk shau apo ofendoi njeri në seancën plenare të së hënës por vetëm përzolli zërin e banorëve të Rrjollit që prej kohësh kërkojnë të drejtën e tyre për pronat që po iu grabiten nga ndërtimi i një resorti turistik në zonë. “Unë të hënën bëra atë që duhet të bënte çdo deputet, të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë zërin e qytetarëve. Ndërkohë në Rrjol qytetarët po protestojnë se iu është rrëmbyer prona, 150 hektarë nga ish drejtori i Hipotekës. Policia bën sehir, dhe policia private, banditë...