U nisën drejt Tajlandës dhe përfunduan sërish në Durrës, odiseja disa mujore e 2100 tonë mbetjeve të Kurum
102 kontejnerë me 2,100 tonë mbetje, të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës nga kompania shqiptare “Sokolaj”, u kthyen në Shqipëri në nëntor 2024. Refuzimi i ngarkesës erdhi pas alarmit të organizatës mjedisore “Basel Action Network”, e cila paralajmëroi se mbetjet përmbanin plumb, krom dhe kimikate të tjera të rrezikshme. Ngarkesa mbahet aktualisht në Porto Romano, ndërsa prokuroria e Durrësit, me përfshirjen e zyrës OLAF të Bashkimit Evropian, po vazhdon hetimet për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e mbetjeve. Autoritetet shqiptare nënvizuan se rikthimi u krye vetëm pas kontrollit dhe procedurave ligjore të nevojshme. Destinacioni i saj ishte Tajlanda, e cila i refuzoi kontenierët pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ (BAN) me seli në Seattle të Shteteve të...
Burimi:
kohajone.com