U nis nga fshati Shëngjergj me tritol e armë për ti shitur në Tiranë, kapet në mes të rrugës 46-vjeçari
pamje nga operacioni TIRANË- Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Synimi". Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë. Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi". Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri...
Burimi:
zeri.ai