U mor i pandehur nga SPAK, shyhet për herë të tretë gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci

U mor i pandehur nga SPAK, shyhet për herë të tretë gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci

benet beci TIRANË- Është shyrë sërish gjyqi, i planifikuar për këtë të enjte, ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.  SPAK e mori të pandehur Benet Becin, bashkë me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin në lidhje me një tender, gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH. Sipas njoftimit, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milion lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit./ZËRI