U mbyt në Durrës, familjarët e Astrit Hysenajt: Vdiq në punë, po pastronte kanalin
Pesë ditë pas vdekjes tragjike të Astrit Hysenajt në përmbytjet e Durrësit, familjarët e tij rrëzojnë zyrtarisht pretendimin e Bashkisë se ai kishte ndërprerë punën për shkak të motit dhe po kthehej në shtëpi në momentin fatkeq. Sipas familjes, 54-vjeçari ishte në detyrë deri në minutat e fundit të jetës. Të afërmit tregojnë se Hysenaj ishte nisur në punë në orën 05:30 të mëngjesit, si çdo ditë, pavarësisht reshjeve të dendura dhe paralajmërimeve për përmbytje. Pamjet filmike, sipas familjarëve, tregojnë se ai ishte ende në punë deri në orën 08:25, kur shihet duke punuar pranë mbikalimit të Plepave. “Daja u nis në punë në 5.30 si normalisht. Familja tentoi ta ndalojë për shkak të situatës, por ai shkoi. Shqetësimi ynë nisi pasi nuk u kthye...
Burimi:
gijotina.com