‘U mbors mali dhe polli një mi’, ironizon Berisha: Dështoi Lubia e polli tre ministra!
Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale ditën e sotme duke komentuar sërish ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Rama, ku bëri bujë pas shumë kohësh shkarkimi i Belinda Ballukut. Berisha e komenton me një shprehje popullore se u mbars mali e polli një mi. Sipas tij, ministrat e rinj, Ermal Nufi, Enea Karakaçi dhe Eriona Ismaili janë pjellë të Belinda Ballukut. Rama shkarkoi dhe Pirro Vengun nga ministri i Mbrojtjes një ditë më parë, gjithashtu dhe Elisa Spiropali, që u pasua në krye të Punëve të Jashtme nga diplomati Ferit Hoxha. Postimi i Berishës:
Burimi:
gijotina.com