U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari Leonard Duka ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental. Sipas informacionit paraprak nga policia, në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi Leonard Duka., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com