U kapën duke shitur kokainë, e pësojnë keq dy shqiptarë në Itali

U kapën duke shitur kokainë, e pësojnë keq dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të moshës 23 dhe 29 vjeç, të kapur duke shitur doza kokaine te dy blerës italianë, përkatësisht në Treviso dhe Silea. Bëhet me dije se, në momentin e arrestimit, dy shqiptarëve iu gjetën 60 gramë kokainë dhe 20 mijë euro para të gatshme. Arrestimi i parë ka të bëjë me një 23-vjeçar shqiptar, i cili u kap në automjetin e tij në Via delle Marie, në Treviso, ndërsa po i shiste një dozë kokaine një blerësi për 60 euro. Një kontroll i mëvonshëm çoi në sekuestrimin e shumës së marrë nga blerësi dhe zbulimin e një ene metalike të pajisur me magnet, e fshehur nën automjetin që ai drejtonte. Brenda saj u gjetën 34 doza kokaine, gati për shitje...