Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
U kapën duke kultivuar bimë narkotike, Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite e 8 muaj burg në total tre persona, mes tyre vëllai i ish-deputetit të PS
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku u zbulua një stan ne prill te vitit 2024, mes te cilëve edhe vëllain e ish-deputetit te PS Eduart Ndreca, Armando Ndreca. Dispozitivi i Gjykates Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Deklarimin fajtor të...