U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, e pësojnë keq  dy persona në Tiranë (Emrat)

U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, e pësojnë keq dy persona në Tiranë (Emrat)

Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Në pranga ra gjithashtu edhe një 46-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjeti tjetër dhe si pasojë shkaktoi katër të plagosur. Policia po heton më shumë mbi rastet. Njoftimi i policisë Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe...