U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)
Aurel Kaziu, efektivi i komisariatit Nr.5 në Tiranë u pezullua pasi emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga Serbia në Kosovë një shumë financiare, prej 1 milion euro cash. Sipas burimeve, 1 milionë euro i kishte fshehur në makinë Aurel Kaziu, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë. Ndërsa në mjet ishin dhe dy persona të tjerë nga Kosova, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj. Burime pranë drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, thanë se 28-vjeçari është larguar në drejtim të Kosovës pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim, kishte 2 ditë pushimi, duke mos njoftuar fare eprorët e tij për daljen jashtë kufijve. Ai prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me...
Burimi:
gijotina.com