U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër
Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi është kapur me makinë të vjedhur dhe mijëra euro të falsifikuara në banesë. Sipas Policisë, në kuadër të operacioni “Livadhet 3”, është vënë në pranga shtetasi Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale:164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 aparate celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019, si dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë gjatë vitit 2025. I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i...
Burimi:
gijotina.com