U kap duke transportuar 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, pezullohet nga detyra efektivi
Aurel Kaziu TIRANË-Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Mendares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga Serbia në Kosovë një shumë financiare, prej 1 milion euro cash. Kaziu prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë atje. Shumën prej 1 milionë euro e kishte fshehur në makinë Aurel Kaziu, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë. Ndërsa në mjet ishin dhe dy persona të...
Burimi:
zeri.ai