U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali
Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, disa muaj pasi u arratis pas një tentative grabitjeje që degjeneroi në dhunë ndaj forcave të rendit. Ngjarja daton në tetor të vitit 2025, në Arzago d’Adda, ku ai, së bashku me një bashkëpunëtor, tentuan të hynin me forcë në banesën e një 85-vjeçari. Ndërhyrja e karabinierëve çoi në një përplasje të dhunshme, gjatë së cilës dyshja përdori spraj irritues dhe mjete të forta për të goditur efektivët, raportojnë mediat italiane. Si pasojë, një karabinier përfundoi në spital me nofull të thyer dhe lëndime në kokë, ndërsa autori kryesor arriti të largohej nga vendngjarja. Bashkëpunëtori i tij, një 47-vjeçar shqiptar, u arrestua në moment. Pas muajsh hetimesh dhe analizash të kamerave të sigurisë, autoritetet arritën të...
Burimi:
gijotina.com