U hodh në lumin Osum, gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i 42-vjeçarit nga Skrapari
Pas rreth 10 ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 42-vjeçarit nga Skrapari, i cili u hodh në lumin Osum. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e Ushtrisë, pas disa ditësh kontrolle intensive përgjatë shtratit të lumit Osum, sot rreth orës 10:30, pranë fshatit “Karruk”, gjetën trupin e pajetë të shtetasit I. K., 42 vjeç, lindur në Skrapar. Kërkimet për gjetjen e tij kishin nisur që prej datës 19.02.2026, pasi dyshohej se ky shtetas ishte vetëhedhur në lumin Osum. Për disa ditë me radhë, strukturat e Policisë Berat, në bashkëpunim me Forcat RENEA dhe forca të tjera mbështetëse, vijuan kontrollet në zonë për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Trupi i pajetë u nxor nga uji dhe...
Burimi:
top-channel.tv