U hakmorr për vrasjen e vëllait, duke ekzekutuar 9-vjeçarin në ’97! Arrestohet në Greqi shqiptari me 3 emra

U hakmorr për vrasjen e vëllait, duke ekzekutuar 9-vjeçarin në ’97! Arrestohet në Greqi shqiptari me 3 emra

Kostandin Nishku TIRANË-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997 në Gramsh, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Nishku prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals. Policia njofton se ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin mars të vitit 1997, ku Kostandin Nishku në shoqërinë e një tjetër personi shkoi i armatosur në shtëpinë e personit që i kishte vrarë të vëllain dhe kërkoi vëllain e këtij të fundit. Familjarët nuk i kanë treguar vendndodhjen dhe Kostandin Nishku i vrau djalin 9 vjeç. Identifikimi i 59-vjeçari u bë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013. Njoftimi...