U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

Personat në foto janë anëtarët e familjes shqitare që humbën jetën, pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit. Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal. Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët. Pas mbërritjes në banesën trekatëshe dhe mungesës së çdo përgjigjeje, policia...