U gjetën pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar i tragetit

U gjetën pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar i tragetit

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit kryen arrestimin e një 45-vjeçari shqiptar, i cili ishte kapiteni i një anijeje traget pasagjerësh (F/F-F/F) që mbante flamurin KITTS AND NAVIS, për shkak të transportimit të pasagjerëve të tepërt. Anija po lundronte nga një port në Shqipëri për në portin e Korfuzit. Gjatë një numërimi pas mbërritjes së anijes, u konstatua se numri maksimal i lejuar i pasagjerëve ishte tejkaluar, në kundërshtim me atë që parashikohet në certifikatën e saj të lundrimit. Siç raporton koreespondenti i Top Chanel Artur Bibe, kapiteni 45-vjeçar u arrestua për shkelje të Kodit të së Drejtës Publike Detare (KDND), si dhe të ligjeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e kushteve për trajtimin e incidenteve të pasagjerëve të tepërt dhe regjistrimin, kontrollin...