U gjet i djegur, Policia sqaron ngjarjen në Elbasan: 66-vjeçari humbi jetën pasi…

U gjet i djegur, Policia sqaron ngjarjen në Elbasan: 66-vjeçari humbi jetën pasi…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen, duke bërë me dije se viktima ësht9 identifikuar si 66-vjeçari me inicialet E.A. Elbasan / Informacion paraprak Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.