U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

Është arrestuar autori i vrasjes së Egli Pashollarit. Autori i dyshuar i vrasjes Gazment Buçpapa u arrestua në Tropojë. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhur në në zonën e ish-Parkut në Tiranë ku viktimë mbeti 31-vjeçari Pashollari më 20 shkurt. Njoftimi i policisë Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.     Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P. Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë. Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një...