U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

Emërimi i një 24-vjeçari në një nga postet drejtuese të institucionit më të rëndësishëm portual të Durrësit ka hapur debat në qarqet politike dhe administrative. Ditën e djeshme u bë publik fakti se posti i zv/drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Portual Durrës i është besuar Rubin Rredhit, një i ri nga Lushnja, i diplomuar për Juridik. Sipas burimeve, emërimi është kryer së fundmi nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Rredhi vjen nga një familje me profil të qartë politik. Ai është djali i ish-kryetarit të komunës Remas nën siglën e Partisë Demokratike dhe vëllai i Elizabeta Rredhit, kandidate për deputete e Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Kjo e fundit në postimet në rrjetet sociale, ka postuar...