U ekzekutua bashkë me Gilmando Danin! Punësimi i Muçi Shaljanit, Gjykata e Tiranës pezullon drejtorin e AMP

U ekzekutua bashkë me Gilmando Danin! Punësimi i Muçi Shaljanit, Gjykata e Tiranës pezullon drejtorin e AMP

Muçi Shaljani TIRANË-Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra Gëzim Salën, drejtor i Finacës në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet se ka lejuar në shkelje të ligjit punësimin e agjentit Muçi Shaljani, i cili u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit bashkë me Gilmando Danin. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka vendosur për Gëzim Salën masës e sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’  Në njoftimin zyrtar Prokuroria e Tiranës, raportohet se Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i të ndrjerit ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me...