U ekstraduan në Itali! Dy kushërinjtë shqiptarë në listën e 100 personave më të kërkuar, fshiheshin në Dibër

U ekstraduan në Itali! Dy kushërinjtë shqiptarë në listën e 100 personave më të kërkuar, fshiheshin në Dibër

Dy kushërinjtë Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç të dy banues në fshatin Rreth-Kalë të Dibrës. Policia ka reaguar në një njoftim zyrtar ndërsa thekson se këta shtetas ishin të dënuar për vrasje. Gjithashtu dy kushërinjtë rezultojnë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera. Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me...