U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg! Kërkesa e avokatit në seancë…
durim bami TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt Shqipërisë. Mediat bëjnë me dije se Bami nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati. Ky i fundit kërkoi nga gjykata zëvendësimin e masës me një masë më të butë, arresti shtëpiak, por kërkesa u rrëzua nga trupa gjykuese. Organi i akuzës, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u përfaqësua në seancë nga prokurori Altin Dumani. Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, avokati Murati ngriti shqetësimin para trupës së kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, duke pretenduar se jeta e klientit të tij...
Burimi:
zeri.ai