U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e Jurgys Çyrbjas, për shuarjen e masës së sigurisë. E njëjta kërkesë u depozitua në gjykatë ditën e djeshme, por trupi gjykues nuk e pranoi atë pasi duhet ish-deputeti sipas gjykatës duhet të qëndronte dhe disa orë në burg, që të përmbushej plotësisht baza ligjore. Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg. Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik...
Burimi:
gijotina.com