U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Kushtetuesja rihap çështjen e Arben Frrokut dhe lë në fuqi vendimin
Gjykata kushtetuese vendosi të rihapë për gjykim, procesin për Arben Frrokun, i dënuar më herët nga drejtësia për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Anila Hoxha raporton se gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën e Frrokut për ta rihapur procesin dhe për këtë shfuqizoi një vendim të mëhershëm të 2018 shpallur ndaj të dyshuarit nga e njëjta gjykatë. Sakaq, pas rihapjes së çështjes së Frrokut dhe shqyrtimit të saj, Gjykata ka vendosur që të lë në fuqi vendimin për dënim me burg të përjetshëm për Frrokun. Siç raporton Anila Hoxha, Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 te ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Renda, nr. 443, ditë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë....
Burimi:
top-channel.tv