U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

Ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure puna për demontimin e urës së Dragostunjës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pasi struktura u shkatërrua rëndë nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës. Ura pësoi dëmtime fatale pas një lëvizjeje të fuqishme të masivit të dheut, që destabilizoi themelet dhe e bëri të pamundur çdo ndërhyrje riparuese. Specialistët e terrenit konfirmuan se zhvendosja e trupit të rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e kanë nxjerrë jashtë funksioni totalisht strukturën ekzistuese, duke e kthyer në një rrezik potencial për qarkullimin dhe sigurinë publike. Zona vijon të konsiderohet me risk të lartë gjeologjik, ndërsa lëvizjet e tokës raportohen ende aktive në disa segmente përreth. Shembja e urës në Dragostunjë ka thelluar krizën e qarkullimit...