U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, tre fëmijët e mitur merren nën kujdes. Nis procedim penal për nënën

U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, tre fëmijët e mitur merren nën kujdes. Nis procedim penal për nënën

Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe, pas kallëzimit të bërë rreth...